Twitter i korrigjon postimet, Trump kërcënon të mbyllë mediat sociale

schedule18:22 - 27 Maj, 2020

schedule 18:22 - 27 Maj, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar të mërkurën që të mbyllë platformat e rrjeteve sociale.Paralajmërimi i presidentit Trump vjen një ditë pasi Tëitter shtoi për herë të pari një paralajmërim rreth disa postimeve të tij.

Twitter, duke vepruar kështu, i shtyri lexuesit që të kontrollonin me fakte disa nga pohimet e tij në platformë.

Në një postim të tijin në Tëitter, Trump shkroi:

“Republikanët ndjejnë se Platformat e Mediave Sociale i shuajnë totalisht zërat e konservatorëve.  Ne do t’i rregullojmë fuqishëm, ose do t’i mbyllim ato, përpara se ta lejojmë që kjo të ndodhë. E pamë atë që u përpoqën të bënin, dhe dështuan në vitin 2016.”

Në ndërhyrjet e bëra nga Twitter, kur përdoruesit që shikonin postimet e presidentit amerikan klikonin në paralajmërimin e vendosur nga Twitter-i, rrjeti social i drejtonte ata tek një njoftim i titulluar: Trump bën pretendimin e pabazuar se fletëvotimet me postë do të çojnë në mashtrim zgjedhor.

Bashkë me paralajmërimin vinte një link që të dërgonte tek shkrimet e rrjetit CNN dhe gazetës Washington Post, si dhe përfshinte një shënim me titull “Çfarë duhet të dini”.

Trump prej kohësh ka hedhur akuza ndaj kompanive të mediave sociale për paragjykim apo mbajtje anësie kur vjen puna tek konservatorët.

Në qershor të vitit 2019 ai ftoi disa provokatorë të së djathtës ekstreme dhe teoricienë të konspiracionit, disa prej të cilëve u ishin hequr postimet për gjuhë urrejtjeje nga mediat sociale, në Shtëpinë e Bardhë për një samit rreth mediave sociale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!