Shoqata e Biznesit të Vogël paralajmëron protesta

schedule15:30 - 24 Mars, 2018

schedule 15:30 - 24 Mars, 2018

Shoqata e Biznesit të Vogel i ka lënë 15 ditë afat qeverisë për të anuluar vendimin që fut në skemën e TVSH-s, bizneset me xhiro vjetore 2 milionë lekë. Në të kundërt sipërmarresit paralajmerojne fillimin e protesave ne te gjithe vendin. Perfaqesuesit e biznesit te vogel deklarojnë se përfshirja në skemën e TVSH do t’i çojë drejt falimentit. Shoqata e Biznesit të Vogël parashikon që brenda vitit 2018 do të mbyllen 50 mijë biznese. Njëkohësisht ky vendim, shprehen sipërmarrësit, do të favorizoje monopolet dhe do të rrisë çmimin e produkteve që tregtohen nga biznesi i vogël për qyetarët./abcnews.al