Serbia ka ndaluar fluturimet nga Mali i Zi pasi kjo e fundit refuzoi të hapte kufijtë e saj për njerëzit nga Serbia.
Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviç tha se Mali i Zi do të hapte kufitë për udhëtarët nga vendet që raportojnë jo më shumë se 25 raste të infeksionit për 100,000 njerëz. Serbia, ku shkalla e infeksionit është më e lartë, nuk ishte në listë.
Ndërsa niveli i infeksionit të koronavirusit ra, Serbia në fillim të këtij muaji hapi kufijtë me shumicën e banorëve të saj, përfshirë Malin e Zi, Kroacinë dhe Hungarinë. Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic u tha serbëve, të cilët vizitojnë Malin e Zi “ata nuk duhet të shkojnë atje ku janë të padëshiruar”.
Deri më tani, Serbia, e cila ka një popullsi prej 7.2 milion, ka raportuar 11.222 raste me koronavirus dhe 239 vdekje. Mali i Zi, popullsia e të cilit është rreth 631,000, ka raportuar 324 raste dhe nëntë vdekje./abcnews.al