Pronat, Lame takon Krajën në zyrat e SPAK: Takimi “sekret”

schedule11:15 - 27 Maj, 2020

schedule 11:15 - 27 Maj, 2020

Kreu i Kadastrës Artan Lame ishte që në orët e para të ditës së sotme në zyrat e SPAK në një takim me Arben Krajën.

Mësohet se objekt i bisedës mes tyre ishte lehtësimi i procedurave për sekuestrimin e pasurive të personave të inkriminuar në rastet kur kërkohet nga SPAK.

Kur doli nga godina ai u pyet nga gazetarët për qëllimin e takimit, por Lame refuzoi të japë detaje duke theksuar se nuk ka asnjë për t’u bërë lajm, ndërsa tha me të qeshur se ishte “sekret”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!