Tragjike, ndahet nga jeta në moshën 23-vjeçare mbrojtësi anglez

schedule09:16 - 27 Maj, 2020

schedule 09:16 - 27 Maj, 2020

Christian Mbulu, mbrojtësi i Morecambe, është ndarë nga jeta ditën e djeshme. Policia mori një telefonatë për të shkuar në Cottam, afër Preston, ku e gjeti të pajetë 23-vjeçarin. Të dhënat fillestare tregojnë se ka qenë një vdekje natyrale dhe nuk ka ndonjë dyshim.

Klubi i Morecambe e ka pritur keq lajmin: “Ai ishte vetëm 23 vjeç dhe lajmi për vdekjen e tij të papritur dhe parakohshme ka qenë një shok për të gjithë ne. Christian erdhi në klub në muajin janar dhe dëshmoi se ishte një pjesëtar shumë i dashur në skuadër.

Humbja e tij është e dhimbshme për të gjithë ata që kishin kënaqësinë ta njihnin atë”. Mbulu i ishte bashkuar Morecambe në janar dhe kishte luajtur tre takime. Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Milëall, ndërkohë që ka provuar të luajë edhe në elitën e futbollit skocez, me Motherëell. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!