Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 67 vjeçar i cili kishte dalë për peshkim është mbytur në ujërat e liqenit.
Burime për Abc News bëjnë me dije se viktima është Sylejman Sylja 67 vjeç, i cili ishte raportuar i humbur nga familjarët një ditë më parë.
Gazetari Simon Shkreli bën me dije se për Abc News se ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur për shkak të kushteve të motit ditën e djeshme liqeni ka qenë me shumë dallgë duke e bërë të rrezikshëm, ku duket se 67 vjeçari të mos e kontrollojë veten dhe të bie nga varka.
Trupi i pa jetë është gjetur në breg të liqenit të Shkodrës në zonën e quajtur Bregu i Ranës.
Ndër të tjera mësohet se varka e peshkimit është gjetur një ditë më parë nga uniformat blu, ndërsa mëngjesin e kësaj të mërkure është gjetur trupi i pajetë ne afersi të bregut./abcnews.al