Chelsea nuk e do, Milani largon Kessien për mesfushorin francez

schedule19:58 - 26 Maj, 2020

schedule 19:58 - 26 Maj, 2020

Mesfushori i Monaco, Tiemoue Bakayoko, me shumë mundësi do të rikthehet te Chelsea në fund të sezonit. Klubi francez nuk është i interesuar për të blerë kartonin e tij, që vlen plot 42 milion euro, dhe si pasojë francezi do të kthehet në Londër pas huazimit.

Sipas raportimit të “MilanLive”, Milani po e monitoron me kujdes situatën e tij. Drejtuesit kuqezinj kërkojnë të rikthejnë mesfushorin në “San Siro”, pas paraqitjive të tij të mira nën drejtimin e Gennaro Gattusos.

Por që Bakayoko të rikthehet te Milani, “Djalli” duhet të bëjë një sakrificë. Bëhet fjalë për Franck Kessie, të cilin ka disa kohë që e kërkon Arsenali. Nëse Milani e shet lojtarin nga Bregu i Fildishtë, atëherë do të siguronte paratë për blerjen e kartonit të Tiemoue nga Chelsea. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!