Lidhur me hetimet e tenderave të materialeve mjekësore, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion i ka dërguar 3 pyetje Drejtorisë së Doganave.
Ajo kërkon të informohet lidhur me materialet e zhdoganuara në periudhën e pandemisë.
Ai i drejton disa pyetje mbi këto zhdoganime
Çfarë materialesh janë zhdoganuar në periudhën e pandemisë?
Nga kanë ardhur?
Me çfarë çmimi janë zhdoganuar e cfarë sasie?
SPAK gjithashtu kërkon që të kthehet përgjigje brenda kësaj jave, ndërkohë që po kryen verifikimet në institucione të tjera, përfshirë këtu deklarimet në tatime nga subjektet fituese të tenderave, si dhe kontrollet e bëra nga KLSH apo autoriteti i Konkurrencës. /abcnews.al