Kalo: Numri i infektimeve i ulët, uji dhe dielli ndihmojnë në luftën ndaj Covid 19

schedule08:29 - 26 Maj, 2020

schedule 08:29 - 26 Maj, 2020

Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për Abc e Mëngjesit është shprehur se tashmë kurba e koronavirusi tështë në rënie në të gjithë botën dhe jo vetëm në vendin tonë.

Kalo ka theksuar se fatmirësisht numri i të infektuave në vendin tonë ka qenë me ritme të ngadalta, kjo tashmë tregon se ne duhet të fillojmë me lirimin sa më të shpejtë të masave shtrënguese.

“Numri praktikisht është në rënie është stabilizuar, dje kemi pasur vetëm dy shtrime dhe uroj që me këtë ritëm të dalim shkumë shpejt nga kjo situatë. Masat tashmë janë drejt lirimit dhe uroj të bëhet sa më shpejt. Fatmirësisht është një trend në ulje që nuk është vetëm tek ne. Por ajo që nuk duhet të harrojmë është kombinimi i vetëndërgjegjësimit të popullatës me masat e marra kanë qenë dy faktorët bazë të uljes së nivelit të infektimit dhe atyre që kemi humbur, ajo që është e rëndësishme duhet të theksojmë se numri i infektimve është i ulët, dhe jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë ato vende që kanë aplikuar masat kufizuese kanë pasur një sukses të tillë”, është shprehur mjeku.

Ndër të tjera mjeku ka theksuar se tashmë qeveria për ti dhënë sa më shumë mundësi zhvillimit të turizmit është e rëndësishme që të bëjë hapa më të shpejtë dhe të guximshëm për të oksigjenuar mushkrit për ekonominë.

Gjithashtu mjeku ka theksuar se uji i detit dhe dielli janë një mënyrë e mirë që ndihmojnë në luftën ndaj koronavirusit.

Është mirëpërcaktuar se larja më shumë se 6 herë në ditë e duarve në ditë eliminon përhapjen e infeksioneve të ndryshme. Sa i përket detit ka mendime kontradiktore por të dhënat e fundit tregojnë se virusi Sars Cov 2 shkatërrohet shpejt por nuk duhet të harrojmë faktin se uji i detit duhet të mbahet i higjienizuar. Mos të harrojmë fakstin se në studimet e e para 90’ ku dendësia e detit tashmë është më e lartë. Higjena e ujit të detit nuk lidhet  vetëm me atë të virusit, por dhe me derdhjen e ujërave të zeza, por ajo që është e rëndësishme të theksojmë është se uji dhe dielli janë dy elementë të favorshëm ndaj luftës ndaj Sars Cov 2. Gjithashtu nga ana mjekësore është e domosdoshme që njeriu psikologjikisht të lëvizë jashtë ambientit të shtëpisë që ka një kohë të gjatë mbyllur, dhe të shkojë në ambiente që ka shumë ajër siç janë periferitë, për të ajrosur mushkrit që nuk krahasaohet me ajrin brenda shtëpisë”, ka thënë Kalo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!