Një tërmet i fuqishëm i shkallës 5.8 Rihter u ndje për rreth 30 sekonda sot në orën 07:53 të mëngjesit ne Zelandën e Re, megjithatë shkaktoi dëme minimale.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ruajti qetësinë kur ra ky tërmet në mes të një interviste që ajo po jepte live.
Tërmeti u regjistrua në thellësinë 50 km në kryeqytetin zelandez, Wellington. Kjo video u bë menjëherë virale në rrjet. Kryeministrja po intervistohej në godinën e qeverisë, e cila njihet edhe si Kosherja e Bletëve.
“Po ndjejmë një tërmet këtu… është goxha goditje. Nëse shihni gjërat po lëvizin pas meje,” tha Kryeministrja. “Kosherja e Bletëve lëviz pak më shumë se të tjerat”, tha ajo me shaka.