Vijon të jetë i humbur djali 18-vjeçar nga fshati Dipjakë e njësisë Sllovë. Prej 6 ditësh nga e mërkura e kaluar familjarët dhe mbi 100 banorë të zonës kanë kërkuar në bjeshkët e Korabit , nga ana e Maqedonisë së Veriut.
Nga ana e banorëve ka pasur një sensibilizim dhe çdo ditë u bashkohen dhjetëra burra nga fshatrat e njësive Sllovë , Kala e Dodës dhe fshatrat për rreth kufirit në kërkime, por deri tani pa sukses.
Banorëve që kërkojnë u janë bashkuar vetëm dy policë të policisë kufitare Shqiptare, ndërsa nga drejtoria e kufirit dhe migracionit duket që rasti po neglizhohet.
Nga komunikimet me policinë e Maqedonisë së Veriut, bëhet e ditur se në zonën ndërmjet piramidave 5,6,7, përkatësisht pjesa e malit të Korabit deri në afërsi të fshatit Zhirovnicë nuk është ndaluar asnjë shtetas shqiptar.
Në zonën e Mavrovës në afërsi të fshatit Galiçnik ,janë ndaluar tre shtetas duke mbledhur bimë medicinale , por asnjëri prej tyre s’ka të bëje me Ardian Palin .
Drejtori i Policisë Kufitare të Maqedonisë së Veriut (Rajoni Perëndimor) z. Fisnik Hani konfirmon se e gjithë trupa e policisë kufitare të dy pikave Strazimir dhe Zhirovnicë janë në kërkim në terren prej katër ditësh pa ndërprerje.
Z.Hani siguron se policia kufitare do të vijojë kërkimet deri në gjetjen e djalit 18-vjeçar.
Edhe nga ana e banorëve kërkimet do të vijojnë , por bëjnë thirrje kujtdo që mendon se e njeh zonën dhe mund të japë kontribut të na bashkohet.
Ato kërkojnë ndihmën e policisë së shtetit që të marrë përgjegjësinë , dhe të na bashkohet në kërkime , të bëjnë të mundur lokalizimin e telefonit të djalit në momentet e fundit. /abcnews.al/