Duka: Më çudit sjellja e kryeministrit, “ngri-shkri” nuk i bën mirë turizmit

schedule13:29 - 25 Maj, 2020

schedule 13:29 - 25 Maj, 2020

Kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaroi se bujqësia nuk është ndihmuar nga qeveria gjatë periudhës së pandemisë.

I ftuar në studion e Abc News, Duka tha mes të tjerash se kanë dalë disa paketa, por sektori i bujqësisë nuk ka përfituar nga asnjëra prej tyre.

 “Këta fermerët e vegjël faktikisht nuk janë trajtuar. Kanë dalë disa paketa. Këto thonë janë të vetëpunësuar dhe nuk përfitojnë asgjë. Edhe në këtë kontekst janë të diskriminuar. Edhe tek kredia sovrane bujqësia nuk përfshihet. Në këtë rast ashtu sic trajtojnë bizneset e vegjël duhet të trajtojnë edhe bujqësinë.

Duke pasur njëfarë konkurrence të pandershme, nëse nuk kapin hershmërinë e prodhimit janë edhe në humbje. Duke qenë se bankat e konsdierojnë si biznes me risk bujqësinë për shkak edhe të tekave të natyrës nuk marrin përsipër, në këtë rast duhet të ndërhyjë shteti që ti ndihmojë”, tha duka.

Kreu i PPA, më tej komentoi edhe vendimet e bëra publike nga kryeministri Rama për lëvizjen e qytetarëve si dhe aktivitetin e bizneseve. Duke iu referuar shifrave të ecurisë së virusit në vend, Duka tha se këto masa nuk janë më  të nevojshme.

“Me shumë sinqeritet mendoj se është e tepërt se për shkaqe që unë nuk di ti shpjegoj ne kemi ca numra…që i gjendur përballë faktit të frenojmë ekonominë për të shpëtuar njerëzit nuk qëndron. Kjo ngri shkri, të premten lokal janë hapur dhe të shtunë jo, kjo nuk i bën mirë turizmit.

Më çudit sjellja e kryeministrit, duket sikur ky i merr vendimet vetëm. Vazhdon dhe thotë ju më shani se unë kam hall t’ju shpëtoj. Ndërsa ne kemi një shifër minimale. Nëse do isha në vend të tij në këtë situatë do zgjidhja të hapja ekonominë. Kjo do na sjellë një ngërç shumë i madh”, deklaroi Duka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!