‘Nuk e vura re orën’, presidenti austriak kërkon falje pasi thyen rregullat e izolimit

schedule13:17 - 25 Maj, 2020

schedule 13:17 - 25 Maj, 2020

‘Nuk e vura re orën’. Sa herë e ka dëgjuar policia këtë arsyetim në kontrollet e shumta të kryera për respektimin e masave kufizuese prej pandemisë nga koronavirusi?

Në këtë mënyrë është përgjigjur edhe Presidenti austriak Alexander Van der Bellen, teksa edhe i kërkoi falje policisë që kishte thyer orarin e vendosur për liri qarkullimi.

Der Bellen u kap nga policia bashkë me gruan e tij, Doris Schmidauer, në një restorant në Vjenë teksa kishte hyrë në fuqi orari i shtetrrethimit.

Policia konfirmoi që Van der Bellen ishte parë në restorant nën shoqërinë e dy miqve të tij dhe gruas.

Sipas autoriteteve ata ishin duke pirë në tryezë kur policët hynë në klub për një kontroll.

Van der Bellen u kërkoi policëve falje dhe tha se “Ishte një gabim,nuk e kisha vënë re orën”.

Sipas mediave austriake, restoranti në atë kohë ishte i mbyllur, por ata kishin vazhduar edhe për më shumë se një orë të qëndrojnë të ulur në tarracën e restorantit.

“Nëse restoranti do të marrë ndonjë gjobë, unë do ta paguaj dhe do të marr përgjegjësitë e mia”, ka deklaruar presidenti Van der Bellen.

Sipas rregullave të reja të vendosura për shkak të virusi, lokalet në Austri duhet të mbyllen në orën 23:00./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!