Shtohen skuadrat që duan Muriqin, sezonin tjetër mund të luajë në Champions

schedule19:38 - 24 Maj, 2020

schedule 19:38 - 24 Maj, 2020

Një tjetër klub futet në garë për Vedat Muriqin. Lazio vazhdon të jetë e interesuar për bomberin e Fenerbahce, i cili ka shënuar 15 gola këtë sezon. Paraqitjet pozitive në Turqi dhe me përfaqësuesen e Kosovës, kanë tërhequr prej kohësh edhe vëmendjen e Tottenham.

Mediet franceze zbulojnë klubin e fundit që po tenton 26-vjeçarin nga Prizreni. Bëhet fjalë për Rennes, që u rendit e treta dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League. Drejtori i ri sportiv do të vijë nga Lyon dhe ai është Florian Maurice.

Ky i fundit njihet si një ndër më të mirët në rolin e tij në futbollin francez dhe e pëlqen shumë goleadorin dardan. Muriqi është emri i parë në listën e dëshirave të Maurice dhe pritet të jetë dhurata e parë e drejtorit sportiv për tifozët e rinj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!