Një ditë pas një vëzhgimi nga ABC News për gjendjen katastrofale të një nënkalimi në Tiraneë, që lidh zonën pranë ish-Kopshtit Zoologjik me ate të parkut te liqenit artificial, ka reaguar bashkia e kryeqytetit. Punonjësit e Bashkisë kanë nisur punën për pastrimin e këtij nënkalimi, që prej kohësh kishte humbur funksionin për të cilin ishte ndërtuar.
Banorët e zonës pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë nuk kanë pse t’i bien më rrumbullak për të kaluar në anën tjetër të rrugë, në parkun e Liqenit Artificial.
Nënkalimi i këmbësorëve në këtë zonë iu rikthye funksionit për të cilin është ndërtuar.
Një ditë, pasi ABC News tregoi gjendjen skandaloze në të cilën ndodhej ky nënkalim ka reaguar Bashkia e Tiranës.
Punonjësit e saj nisën punën për pastrimin e tij.
Për shkak të papastërtive dhe mungesës së ndriçimit, qytetarët i thanë ABC News se nuk e përdornin këtë nënkalim prej vitesh.
Nëse shqetësimi i banorëve për mungesën e pastërtisë nuk ra në vesh të shurdhër, ndriçimi vijon të mbetet problem.
ABC News pyeti pranë Bashkisë së Tiranës edhe për këtë çështje.
Mirëmbajtja e këtij nënkalimi, sipas saj, si pjeë e një rruge nacionale, i takon Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Tashmë i mbetet këtij të fundit të ndërhyjë për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare shqetësimit të qytetarëve./abcnews.al