Ndahet nga jeta ish-deputeti socialist i Korçës

schedule16:15 - 24 Maj, 2020

schedule 16:15 - 24 Maj, 2020

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-deputeti i PS në Korçë, Niko Faber. Lajmi është konfirmuar nga miqtë politikanë të tij.

Faber ka ndërruar jetë për si pasojë e një ataku kardiak. Ish-ministri i Financave Arbe Malaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Faber.

Një lajm i hidhur për vdekjen e papritur të ekspertit studiuesit dhe deputetit Niko Fabri. Përhere i angazhuar për sfidat e bujqësisë dhe problemet specifike të zonës të tij elektorale. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve. I paharuar! U prehte në paqe! I qofte i lehte dheu i kësaj toke deputetit model, të dashurit Niko Faber! Arbeni’, shkruan ai në rrjetet sociale.

Niko Faber ishte figurë e njohur në Korçë. Ai ka përfaqësuar këtë qark për dy mandate deputeti rresht në Kuvendin e Shqipërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!