“Fashist m**i, je tr*pi më i madh”, reperi spanjoll kapet keq me Pepe Reina

schedule11:58 - 24 Maj, 2020

schedule 11:58 - 24 Maj, 2020

Pepe Reina, portierin i Aston Villa, ka bërë një postim në Twitter dhe shkak është bërë një protestë e bërë nga partia e djathtë në Spanjë, VOX.  “Ah! Epo duket se kam njerëz kanë dalë në rrugë, apo jo”, shkruan portieri spanjoll, për protestën ku kishte më shumë se 6 mijë makina dhe biçikleta.

Me portierin nuk pajtohet Nega Maiz, reperi i Los Chikos del Maíz, i cili madje e sulmon portierin që ka luajtur edhe me kombëtaren spanjolle. “Shiko se je tr*p, edhe në kombëtare kështu silleshe. Ishe idioti i grupit dhe mendoje se ishe zbavitës, ndërkohë që thjesht turpëroje veten dhe të tjerët.

Befasi e madhe, në fund e konfirmove që ishe thjesht një tr*p. Tr*pi më i madh. Fashist m**i”, shkruan Nega në “Twitter”, duke iu përgjigjur portieri që është huazuar nga Milani në Premier League. /abcnews.al