Nëntë raste të reja më koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, duke e çuar në 998 numrin e të prekurve në total.
Rastet e reja ishin: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Ndërsa gjatë orëve të fundit janë shëruar 6 qytetarë.
Përfaqësuesja e Instituti të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi, raportoi se pavarësisht se ka pasur pacientë që kanë lënë spitalin infektiv të shëruar, aktualisht po trajtohen 15 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.
LEXO EDHE: Nëntë raste të reja me COVID 19, ku janë të infektuarit
Ndërkohë, në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 60
Durrës 53
Krujë 27
Shkodër 11
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1
/abcnews.al