E kishin bërë vetëm Messi dhe Immobile, Sancho i bashkohet elitës

schedule21:17 - 23 Maj, 2020

schedule 21:17 - 23 Maj, 2020

Jadon Sancho luajti vetëm 25 minuta në takimin e sotëm mes Wolfsburg, por kaq i mjaftoi për të qenë protagonist dhe për t’i siguruar fitoren Borussia Dortmundit. Talenti anglez asistoi golin e dytë të verdhezinjve, që u shënua nga Hakimi.

Guerreiro i çoi shifrat në 1-0 për Dortmundit dhe që nga minuta e 32-të, Wolfsburg kërkonte barazimin dhe rrezikoi disa herë, pasi verdhezinjtë e Favre u tërhoqën.

Trajneri i Dortmund u detyrua të aktivizojë Sanchon në minutën e 65’ dhe anglezi, bëri detyrën. Pasi shpërtheu në krahun e djathtë, numri 7 asistoi për Hakimin, i cili shënoi golin e dytë dhe i dha tri pikët e plota Dortmundit.

Ky asist, e çoi kontributin e golave të Sanchos në kuotën 30 (16 gola, 14 asisteve). Të vetmit lojtarë që kanë një kontribut të tillë, janë Immobile dhe Messi. Një talent i madh!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!