Fier, identifikohet grabitësi që u plagos nga policia

schedule09:06 - 23 Mars, 2018

schedule 09:06 - 23 Mars, 2018

Është identifikuar grabitësi që u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinëm gjatë natës në Fier. Ai është Arben Muça, 33 vjeç dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur në këmbë.

33-vjeçari po mbahet në spital nën masa të rrepta sigurie. Mësohet se Muça është me origjinë nga Puka dhe banon në Ndroq të Tiranës.

Katër persona tentuan të grabisnin gjatë natës një banesë në lagjen “29 Nëntori” në Fier, por pronari i shtëpisë, Minella Muçi, njoftoi policinë.

Nga përplasja me shërbimet e policisë, mbeti i vrarë një grabitës, ndërsa dy të tjerë arritën të arratiseshin, identitetet e të cilëve nuk janë bërë me dije deri më tani./abcnews.al