VIDEO | Supergol dhe penallti, ndodh gjithçka në Gladbach-Leverkusen

schedule16:52 - 23 Maj, 2020

schedule 16:52 - 23 Maj, 2020

Spektakli në Bundesliga, vazhdon. Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave është padiskutim ajo mes Borussia M’Gladbach dhe Bayer Leverkusen. “Aspirinat” e mbyllën pjesën e parë në avantazh 0-1 falë golit të Kai Havertz.

Ndërsa pjesa e dytë, nisi e zjarrtë. Marcus Thuram shënoi një supergol fluturimthi me të djathtën, në minutën e 52-të, për të barazuar shifrat. Por katër minuta më vonë, Leverkusen u rikthye në epërsi.

Sërish talenti Havertz gjeti rrugën e rrjetës, kësaj radhe me një penallti e cila u akordua nga VAR. Talenti i Leverkusen shënoi golin e katërt në dy ndeshje që pas rikthimit të Bundesligës javën e shkuar./abcnews.al

Bundesliga, java 27

Gladbach – Leverkusen  1-2
Thuram 52’ / Havertz 7’ (p) 56’