Attali: OBSH dështoi në menaxhimin e krizës duke ndjekur modelin kinez

schedule18:43 - 22 Maj, 2020

schedule 18:43 - 22 Maj, 2020

Jacques Attali u shpreh në intervistën për gazetarin Endri Xhafo se Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka menaxhuar keq krizën e koronavirusit, pasi paralajmërimi për rrezikun që ajo do të sillte do duhet të ishte paralajmëruar që në muajin dhjetor.

Ai tha se OBSH ndoqi modelin kizen, duke dështuar plotësisht në misionin e saj.

LEXO EDHE: Bota post-Covid dhe Shqipëria: Jacques Attali, një nga 100 “mendimtarët e botës”, intervistë ekskluzive për ABC News

“Mendoj se OBSH e menaxhoi keq këtë krizë. Sepse nëse OBSH do ta kishte menaxhuar mirë këtë krizë do të kishte paralajmëruar që në muajin dhjetor se kishte një rrezik, do të kishte paralajmëruar që në dhjetor se kishte një strategji që po vihej në zbatim në Korenë e Jugut, që ishte një strategji për mbajtjen e maskave, bërjes së testeve dhe gjurmimit të popullatës, dhe do t’u kishte propozuar të gjithëve që të përgatiteshin për një zhvillim si në Kore, duke kërkuar mbajtjen e maskave, bërjen e testeve.

 Ju kujtoj që testet ishin të disponueshme që më 12 janar 2020 dhe çdokush kishte kohë të përgatitej. Pra OBSH, duke ndjekur modelin kinez, – me Kinën që njoftoi me shumë vonesë se sa e rëndë ishte situata, – e pra OBSH dështoi plotësisht në misionin e saj”, tha Attali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!