Regjistrohen lëkundje tërmeti në vend, ku ishte epiqendra

schedule11:24 - 22 Maj, 2020

schedule 11:24 - 22 Maj, 2020

Një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës rihter është regjistruar sot në vendin tonë duke u ndjerë kryesisht në katet e sipërme të pallateve.

Lëkundjet u ndjenë në orën 10:18 të paradites së sotme dhe epiqendra ishte 13 kilometra në veri të Shijakut dyhe 29 kilometra në veri-perëndim të Tiranës.

Aktiviteti sizmik ka qenë i lartë këto muajt e fundit në Shqipëri ku kujtojmë tërmetin e shtatorit me magnitutë 5.8 të shkallës richter si edhe atë të 26 nëntorit me magnitudë 6.4 të shkallës richter, nga i cili ndërruan jetën 51 persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!