Situata që është krijuar nga pandemia Koronavirus, pritet t’i japë mundësinë shumë klubeve që të sigurojnë lojtarë të ndryshëm për shifra të ulëta. Vlerat e futbollistëve po arrinin shifra marramendëse, para se ekonomia të goditej fuqimisht nga pandemia Koronavirus.
Edhe vetë presidenti i UEFA-s, Ceferin, pranoi se merkato nuk do të jetë si më parë dhe se vlerat e futbollistëve, kanë rënë ndjeshëm. Manchester United dhe PSG, nuk arritën të siguronin firmën e mbrojtësit të Ajax, Nicolas Tagliafico, pasi kampionët e Holandës kërkonin minimalisht 50 milion euro verën e shkuar.
Por këtë verë, gjërat pritet të jenë ndryshe dhe 27 vjeçari, mund të shitet për vetëm 20 milion euro. Kështu raporton “The Sun”, me të përditshmen britanike që ka zbuluar dhe ekipin favorit për të arritur te firma e argjentinas. Arsenali kërkon me ngulm lojtarin e Ajax dhe për 20 milion euro, trajneri Arteta mund ta ketë në dispozicionin e tij./abcnews.al
Arsenal chasing Nicolas Tagliafico with left-back open to £20m transfer | @Journo_Slashhttps://t.co/SRFSPXsWtR
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) May 22, 2020