Dashnia, erosi e orgjitë e gjyshërve tanë, Vlora Nikçi përmbledh “Këngët Erotike Popullore”

schedule10:15 - 22 Maj, 2020

schedule 10:15 - 22 Maj, 2020

Aktorja kosovare Vlora Nikçi ka publikuar së fundi librin me përmbledhje të këngëve popullore erotike.

E ftuar në emisionin ABC-ja e mëngjesit me gazetarin Enkel Demi, Nikçi ka vendosur që të risjell këto këngë popullore erotike, pasi me kalimin e kohës ato janë duke u harruar.

Një përmbledhje si kjo duket se është një ide shumë e goditur pasi po pasuron literaturën shqiptare.

Si pjesë e folklorit është vlerësuar si një nga thesaret e kulturës shqiptare, pasi janë këngë të padëgjuara ndonjëherë nga shume qytetarë shqiptar, por të mbijetuar nëpër kohëra duke u kënduar brez pas brezi.

Por si i lindi ideja autores që të botojë një libër të tillë?

“Nuk e kam ditur që janë turp për vendin tonë. Këto këngë në familjen time janë kënduar prej gjyshes. Kam kujtuar se secila gjyshe ka kënduar me burrin e vet këngë erotike. Kur kam qenë e re fillimisht i kam marrë prej gjyshes këngët, kur jam dashuruar vetë dhe kam shijuar erotikën . që atëherë u interesova ti shkruaja dhe ti mbaja për vete. Më pas kam ndarë disa prej tyre me miqtë e mi dhe më pas u bëri shumë përshtypje. Pastaj i jam futur fshatrave të Rugovës, Valbonës etj, i kam mbledhur te gratë e moshës së shtyrë, rreth 85 vjeçare, kam marrë edhe burra ndër to”, tha Nikçi.

Ndërsa për përmbajtjen e poezive erotike të botuara në librin e saj aktorja tha se gjithkush që i lexon i mendon sipas këndvështrimit të tij. Ato flasin për dashurinë dhe erotikën mes dy personave.

Jo, duket sikur. Kushdo që e lexon e sheh në mënyrën e vet. Ka gjithçka mes dashurisë dhe erotikës mes dy personave. Kam patur një gjysh që ishte i gjatë, me mustaqe vesh më vesh, dhe dukej i vrazhdë. Kur e shihnin shoqet e mia thonin; o sa i vrazhdë  ky. Por ata nuk e dinin se ai njeriu i  vrazhdë i këndonte gjyshes erotikë. Prandaj kam patur gjithnjë qejf që atë malësorin e vrazhdë që kemi në imagjinatën tonë ta tregoj anën tjetër, se sa shumë ka dashuruar dhe sa këto gra fisnikë sa bukur kanë ditë me dasht.  Pra kam dashur të thyhet ai imazhi i vrazhdësisë. Ndoshta gjyshi  im ndaj ka luftuar, me mbrojt dashurinë e tij”, deklaroi autorja e librit “Kangë popullore Erotike”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!