Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Befasi në merkato: Klubi i Serie B pranë firmës me sulmuesin e Napolit

schedule08:21 - 22 Maj, 2020

schedule 08:21 - 22 Maj, 2020

Një lajm surprizues nga Italia: Benevento, klubi që militon në kategorinë e dytë të futbollit italian, ka shprehur hapur interesimin për sulmuesin e Napolit, Fernando Llorente. 35 vjeçari spanjoll do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe Benevento është gati të përfitojë.

Vetë drejtori sportiv i klubit të Serie B, Pasquale Foggia, pranoi gjithçka për Radio KissKiss: “Po ndjekim me interes situatën e Llorente, por dhe të lojtarëve të tjerë me emër.

Jemi shumë pranë Serie A dhe duam të sigurojmë emra të mëdhenj për trajnerin Inzaghi. Për Llorenten, flet vetë karriera e tij. Para dy vitesh, luajti në finalen e Champions League dhe është një golashënues i lindur”, përfundoi Foggia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!