Senati amerikan ka konfirmuar emërimin e John Ratcliffe si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së.
Më 20 shtator 2019, presidenti amerikan, Donald Trump, e emëroi ambasadorin e SHBA-së në Gjermani dhe të dërguarin e posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.
Por, vetë ambasadori Grenell pati thënë përmes një postimi në Twitter, se nuk do të jetë për një kohë të gjatë në atë post.
Emërimi i Ratcliffe nuk mori asnjë votë nga demokratët në senat. Ratcliffe, i cili u zgjodh në Kongres në vitin 2015, ishte anëtar i ekipit që mbrojti Trump gjatë procedurave të fajësimit. /abcnews.al

