Elseid Hysaj ka vendosur të largohet nga Napoli. Mbrojtësi shkodran ka edhe një vit kontratë, teksa nuk ka pranuar të rinovojë. Klubi italian nuk mund ta humbasë me parametra zero në fund të ardhshëm dhe shitja e tij do të ndodhë këtë verë.
Kalimi te Roma është përmendur shumë kohët e fundit, por 26-vjeçari nuk do të luajë në kryeqytet. Agjenti i tij i jep fund dilemave në deklaratën e dhënë për Radio Punto Nuovo.
“Çdo klub i mban lojtarët më të mirë ose i shet vetëm nëse ka nevojë për para. Rasti i Hysajt ndryshon, nuk do të vijë lojtari i preferuar pas shitjes së tij. Lojtari te Roma? Ky është një budallallëk i madh“, deklaron Mario Giuffredi. /abcnews.al