Të paktën 6 persona janë vrarë në një shpërthim në një impiant kimik në Republikën Çeke. Lajmi është raportuar nga mediat lokale. Shpërthimi ndodhi në fabrikën “Unipetrol” në një zonë në veri të Pragës. Mësohet se disa persona të tjerë janë plagosur rëndë. Menjëherë pas raportimit të shpërthimit në vendngjarje kanë mbërritur ekipe të policisë dhe shërbimit të emergjencës. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen./abcnews.al
Shpërthim në fabrikën kimike, 6 të vdekur e disa të plagosur
schedule11:45 - 22 Mars, 2018
schedule 11:45 - 22 Mars, 2018