Gjithçka për Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas i Interit është kthyer në një fiksim për Barcelonën, pas dy sezoneve të mira në Serie A. 22-vjeçari ka një klauzolë që kap shifrën e 111 milion eurove dhe zikaltrit nuk është se duan të heqin dorë prej tij.
Për ofertën e duhur atëherë do të mendoheshin mirë. Sky Sport raporton se katalanasit po bëjnë çmos që ta bindin Interin. Ata janë gati të ofrojnë 60 milion euro, ndërkohë që ofrojnë edhe lojtarë në këmbim.
Dy lojtarët që preferojnë në klubin italian janë Samuel Umtiti dhe Junior Firpo, dy lojtarë që luajnë në prapavijë. I fundit pëlqehet më shumë se Nelson Semedo, i cili kërkohet në Angli nga Manchester City. /abcnews.al