Pas fjalës së mbajtur në parlament nga Elisa Spiroplali e cila e cilësoi protestën për shembjen e teatrit si Protesta e kafshimit të veshit, replikoi me të deputeti Ralf Gjoni.
Menjëherë pas Gjonit fjalën e mori deputeti Kujtim Gjuzi.
Gjuzi menjëherë që në fillim të fjalës së tij iu drejtua Taulant Ballës duke i thënë se Ralfi ishte i acaruar me të por që kjo nuk ishte ndonjë punë e madhe.
“Ralfi është i acaruar me ty po punë e madhe. Fale ti, ti je Sekretari i Pergjithshem i Partise socialiste. Znj. Spiropali unë kam konsideratë për ju por unë nuk jam dakord me ty kur ju bëni ftesë për një dashuri të marrë të opozitës së Lanës. Ata janë si fëmija i llastuar se kanë dalë nga ju.
Për shembjen e teatrit, Zonja Monika le t’ja kujtojmë pak, se bënte namin dikur për ndërtimin e kullave mbi 13 kate, se do ishte New York, por Shqipëria nuk është New York.
Se ca po bëhet këtë me këto pronat e dini që doni me i grabit, nuk keni lënë shtëpi pa e shemb, e lini që të bjerë dhe hop kulla sipër, në mes të Londrës e keni teatrin po me baltë po me kashtë. Tani ju reformën do e bëni me ne apo me ata, jo do e bëjmë këtu, ata që duan të shesin apo të marrin edhe nënkryetarët e parlamentit ju them do t’ju nxjerr pseudonimet”, tha Gjuzi./abcnews.al