Ruçi shkarkon Fatjona Dhimitrin nga Komisioni i Edukimit, posti i ngarkohet Ramazan Gjuzit

schedule10:46 - 21 Maj, 2020

schedule 10:46 - 21 Maj, 2020

Ka nisur seanca e pestë plenare e Kuvendit të Shqipërisë në kushte të rrepta të sigurisë dhe higjienës, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID19.

Që në nisje të saj ka patur debatet të ashpra për çështjen e shembjes së godinës së teatrit kombëtar.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci paraqiti rendin e ditës si dhe njoftoi se nuk mund të konsiderohet kërkesa e grupit parlamentar demokrat për zëvendësimin e zv/Kryetarit të Kuvendit.

LEXO edhe: Nga kruajtja e hundeve tek “ma nxirr pak qenin”, çfarë s’u pa nga bëmat e deputetëve gjatë mbledhjeve online

“Grupi parlamentar demokrat ka marrë vendim datë 12 maj 2020 për zgjedhjen z. Myslym Murrizi si kryetar grupi. Nga grupi parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi” është paraqitur kërkesa për propozimin e Z. Koci Tahiri si zv/kryetar kuvendi, lidhur me këtë ju bëj me dije se në bazë të nenit 8 të rregullores dhe praktikat parlamentare, funksionin e zv.kryetarit nga opozita parlamentare, e ka mbajtur gjithmonë një deputet, dhe siç jeni në dijeni Kuvendi me vendimin nr. 50 datë 08.05.2019 ka zgjedhur z. Murrizi, pra kjo kërkesë nuk mund të konsiderohet. Nga grupi parlamentar demokrat është paraqitur një kërkesë për caktimin e deputetit Halili për Kryetar të Komisionit të Edukimit, lidhur me këtë dua t’ju bëj të ditur se në mbështetje të nenit 22 të rregullores, sipas traditës parlamentare 3 komisionet e përhershme drejtohen aktualisht nga opozita. keshtuqe me propozim te grupit parlamentar Demokraci dhe Drejtesi eshte percaktuar caktimi i z. Ramazan Gjuzi si kryetar i Komisionit për Edukimin dhe mjetet e  informimit publik”, njoftoi Ruçi.

Ramazan Gjuzi është një emër jo shumë i njohur për publikun, pasi ai nuk është aktivizuar gjatë kësaj legjislature dhe është deputet i listave të LSI-së.

Ai disa javë më parë ka qenë në fokus të medias, për shkak se gjatë mbledhjeve të komisioneve online, është filmuar teksa fuste gishtat në hundë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!