Në Fier është vënë në pranga një 37-vjeçar pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur të kultivuara disa fidanë kanabis.
Njoftohet se në pranga është vënë Y. Sh., banues në Kurjan, Roskovec ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij D.Sh., 39 vjeç. Policia e ka zbuluar rastin gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kurjan.
Kujtojmë këtu, se arrestime për kultivim kanabisi janë bërë ditën e sotme edhe në dy fshatra të Tepelenës ku në pranga u vunë tre persona.
Lexo edhe: U kapën me sasi kanabisi gati për t’u mbjellë, vihen në pranga tre persona në Tepelenë
Njoftimi:
Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
- Sh., 37 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij, shtetasit D.Sh., 39 vjeç.
Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kurjan, në oborrin e banesës së tyre u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /abcnews.al/