Presidenti Ilir Meta ka thirrur në takim ditën e sotme Partinë Demokratike dhe aleatët e saj.
Takimi tashmë ka filluar dhe po zhvillohet tek Vila 4.
Siç raporton gazetarja Erneta Shevroja për ABC News, takimi i parë i Presidentit Meta ka filluar me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe më pas nën/kryetari i LSI Petrit Vasili.
Në fokus të takimit pritet të jetë Reforma Zgjedhore, për të cilën opozita ka deklaruar se do ta bojkotojë, shembja e Teatrit për të cilën kreu i shtetit ka qenë kundër, dhe nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë.
Në përfundim të takimit mësohet se do të ketë edhe një prononcim zyrtar për median, nga ana e Presidences dhe nga partitë.
Meta ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit, për të cilin ka marrë mbështetje nga Basha.
E ftuar mbrëmjen e së mërkurës në Byro Politike, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme me Presidentin Meta por do të jetë nën/Kryetari Petrit Vasili në vend të saj./abcnews.al