Djali në përgjimet e grupit të Kukësit, reagon prokurorja: Kërkojnë të bëjnë pis figurën time

schedule17:21 - 20 Maj, 2020

schedule 17:21 - 20 Maj, 2020

Fahrije Vata prokurore në Prokurorinë e Kukësit ka reaguar pasi emri i kësaj të fundit, dhe djalit të saj ka dalë në përgjimet e grupit të kultivuesve të drogës me në krye Kreshnik Muratajn.

Në pranga ranë 22 persona, ndërsa në dosje thuhet se ky grup është përpjekur të ketë kontakte edhe me prokurorë. Ndërkohë prokuroja e mohon një gjë të tillë.

Në një deklaratë publike, prokuroja hedh poshtë ato që janë raportuar në media dhe thotë se emri i saj dhe djalit janë përdorur në mënyrë të pamoralshme, ndërsa i ka cilësuar si shpifje.

LEXO EDHE: “Jam Visi….”: Në përgjimet e grupit të Kukësit edhe djali i prokurores

Reagimi i prokurores:

Lënda: Përgenjeshtrim i artikullit me titull “Zbardhen përgjimet /Kush  është prokuroria  dhe djali i saj anetar i Këshillit Qarkut , pjesë  e bandës së Kukesit” publikuar më datë 20 maj  2020.

Une jam Fahrije Vata ,me detyre  ZV.Drejtuese e Prokurorise Kukes.

Me keqardhje konstatoi se emri im në pozicionin e Prokurores Kukës si dhe djalit tim Visi, janë keqpërdorur për arsye  të pamoralshme  nga segmente të caktuara  që kërkojnë të bëjnë pis figurën time morale dhe profesiaonle si  Prokurore  dhe atë të familjes time.

E indinjuar moralisht si dhe profesionalisht, dua të theksoj se ky artikull (bazuar nga të dhëna jo korrekte) është krejtësisht i pasaktë që në titull, por edhe në përmbajtjen e tij, në pjesen  që bëhet fjale për mua dhe djalin tim.

Artikulli është abuzues  dhe e përgënjeshtroj për këto arsye:

  1. Qe ne fillim ne paragrfain e pare, ku thuhet : Te gjithe jane ne dijeni te aktivitetit kriminal te kultiivimit te droges”, gje qe nuk eshte e vertete  dhe nuk i referohet asnje prove,shkresore  ,shkencore apo deshmi ,po te jete  keshtu  ne te parat duhet te ishim  para drejtesise .
  2. Ne paragrafin ku   thuhet :Qe me date 27.09.2019 poseduesi i tel me nr. 068…(I pergjigjet  nje  femer )I paidentefikuar komunikon me shtetasin K.M  ne tel e tij me nr. 068,,, ,ku Kreshniku e pyet  per prokuroren F.V,ku pasi komunikon me te ajo i pergjigjet se nuk e njoh .

Referuar  ketij pergjimi qe permendet emri im , ku qendron dijenia  dhe perfshirja ime  ne kete bande kriminale , vetem se nje person pyet per emrin tim .Dua te shtoj  se une nuk kam asnje dijeni  per ceshtjen  ,pasi ajo nuk eshte ceshtje  qe ndiqet e hetohet  nga ana ime ..

  1. Ne paragrafin ku thuhet : Me date 27.09.2019 ora 10:47,poseduesi i tel  me nr. 069…,(I identefikuar si Visi ,djali i prokurores F.V (i paidentefikuar komunikon me shtetasin K. Murataj ne tel  e tij  me nr. 068  …,ku i tregon se punon ne Keshillin e Qarkut Kukes .

Referuar ketij pergjimi  ku permendet emri i djalit Visi ,ku qendron  perfshirja dhe dijenia e tij ne lidhje me kete bande kriminale ?!Thjesht  pse ai i pergjigjet nje personi te panjohur  ne tel  dhe  ne pergjigje te tij i  Ai i tregon se punon ne K.Qarkut .

Ng ate gjitha sa   thuhet ne pergjime  dhe ne shkrim , lexohet dhe kuptohet qarte  se   ato pergjime pa asnje vlere per hetimin  jane zbardhur  qellimisht   per te njollosur  figuren time si Prokurore ,pasi une gjate gjithe karrieres time kam punuar me profesionalizem dhe ndershmeri,fakt I cili  njihet dhe vleresohet  nga  i gjithe opinion publik.

Me shpresen qe ju si Media do ta publikoni  sa me pare  nen  titullin “DOSjA E KUKESIT  ,REAGON PROKURORJA : SHPIFJE AKUZAT PER MUA DHE FAMILJEN “. Ju uroj pune te mbare!

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!