Artistët kanë ndërmarrë sot një nismë ndryshe në protestën e dytë për shembjen e Teatrit.
Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve që të firmosin një peticion për rindërtimin e Teatrit ashtu siç ishte dhe në vendin ku ishte.
Në sheshin e protestës është vendosur në tavolinë ku janë afruar edhe firmëtarët e parë.
Gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije se është një kënd i veccantë ku qytetarët vijojnë me firmosjen e peticionit kundër prishjes së Teatrit.
Krerët e opozitës por edhe presidenti Ilir Meta kanë deklaruar më herët se godina duhet të rindërtohet ashtu siç ishte./abcnews.al