Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

3 orë në SPAK, Hervin Çuli merret në pyetje për shembjen e Teatrit Kombëtar

schedule11:44 - 13 Shtator, 2022

schedule 11:44 - 13 Shtator, 2022

SPAK vijon hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gazetari i Abc, Ermal Vija mëson se Hervin Çuli, drejtor në kohën kur u shemb Tetari është marrë në pyetje ditën e sotme nga SPAK si person që ka njohur për ngjarjen.

Çuli ka qëndruar për rreth 3 orë në SPAK ku ka dhënë deklarime.



Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për shpërdorim detyre gjatë procesit të miratimit të vendimit dhe ekzekutimit të tij duke e finalizuar me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit 2020.

 

 

Hetimi nisi pas kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.

Kallëzimi i bërë nga Partia Demokratike në lidhje me këtë çështje i është bashkuar këtij procedimi penal./Abcnews.al. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!