E enjtja pritet që të sjellë reshje shiu në të gjithë territorin e vendit tonë. Meteorologia, Adiola Bami,ka thënë për Abc News se reshjet e shiut nuk do të zgjasin shumë pasi e premtja pritet të risjellë sërish diellin dhe temperaturat e larta.
Ndër të tjera meteorologjia ka theksuar se temperaturat e larta do të jenë prezente në vendin tonë edhe gjatë ditëve në vijim.
“Kemi vranësira dhe do të kemi reshje shiu gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Edhe dita e enjte do të sjelle vranësira dhe reshje. Në jug pritet të ketë edhe rrebeshe shiu. Në zona të veçanta do të ketë edhe mini-stuhi breshëri. Dita e nesërme do sjellë reshje edhe në zonat perëndimore dhe në zonën bregdetar. E premtja do të risjelle diellin në të gjithë territorin.
Sot do të kemi freskim të motit duke bërë që vlerat maksimale të zbresin në 25-26 gradë. Dita e enjte do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave. Është një situatë e përkohshme. Fundjava do të jetë me diell dhe rritje temperaturash. Në rajon do të kemi tërheqje të masave ajrore të ngrohta. Javën që vjen do ketë temperatura të larta që vijnë nga veriu i Afrikës”, është shprehur meteorologia Bami./abcnews.al