Portieri i Skënderbeut, Shehi mungon një muaj për shkak dëmtimi

schedule14:44 - 21 Mars, 2018

schedule 14:44 - 21 Mars, 2018

Skënderbeu do të ketë një mungesë të rëndësishme për rreth një muaj pikërisht në një fazë tepër të rëndësishme të sezonit. Portieri Orges Shehi, i dëmtuar në ndeshjen ndaj Luftëtarit, pritet të mos jetë në fushë të paktën 4 javë pas problemeve në ligamentet e gjurit.

Shehi është njëkohësisht kapiten i Skënderbeut, dhe mungesa e tij do të ishte një humbje e madhe për sigurinë dhe ekuilibrat e skuadrës gjatë lojës. Në vend të 40-vjeçarit pritet të luajë portieri i dytë, Olsi Teqja, ish-titullar në Shqipërinë U19 e U21.

Shqetësimi më i madh për trajnerin Ilir Daja, besohet se ka të bëjë me gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku skuadra e tij do të ndeshet me Flamurtarin, në një duel që pritet të jetë tepër i fortë. Përsa i përket Superligës, korçarët janë shumë të shkëputur dhe nuk besohet të kenë shumë problem për të dalë kampionë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!