Basha: Qeveria të mos sfumojë këmbanën e alarmit të FMN

schedule13:40 - 21 Mars, 2018

schedule 13:40 - 21 Mars, 2018

Një dite pasi FMN publikoi raportin me gjetjet dhe vlerësimet e misionit të tij në Tiranë, kreu demokrat Lulzim Basha kërkoi nga qeveria të mos sfumojë këmbanën e alarmit të FMN-së.

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu bëri një analizë të raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rritja e taksave për bizneset e vogla dhe për  qytetarët e thjeshtë.

 Marrja e borxhit publik në nivele të rrezikshme kolapsuese për ekonominë, shpërdorim dhe grabitje e pasurive dhe parave publike me anë të PPP-ve dhe me anë të projekteve rilindjes urbane. Shqetësimet e ngritura nga Partia Demokratike dhe nga opozita këto 4 vite janë të konfirmuara në këtë raportim”.

Tashmë është FMN ajo që i bie këmbanave, thekson basha.

“FMN-ja i bie alarmit se borxhi ka arritur një rekord të papërballueshëm, gati 72 % e prodhimit të vendit. Madje në këtë borxh nuk përfshihet borxhi i fshehur përmes PPP-ve, i cili e rrit nivelin edhe me 10 pikë të tjera, duke çuar borxhin real në 82% të prodhimit të vendit”.

Raporti i FMN e thotë qartë se paratë e shqiptarëve shpenzohen për projekte investimesh të kota dhe pa leverdi për qytetarët dhe se reforma në energjitikë është një dështim, por Edi Rama nuk do heqë dorë asnjëherë nga klientët e tij, theksoi Basha./abcnews.al