Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

E gjithë bota drejt fitores ndaj Covid-19, por ky shtet po përjeton ditët më të zeza

schedule23:04 - 19 Maj, 2020

schedule 23:04 - 19 Maj, 2020

Duket se e gjithë bota është vetëm një hap larg fitores së betejës me Covid-19, për shkak se numri i të infektuarve dhe viktimave ka rënë ndjeshëm.

Mirëpo, situata nuk duket shpresëdhenëse në Brazil. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 522 viktima, duke e çuar në 17.375 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.

Gjithashtu edhe numri i të prekurve në 24 orët e fundit është i lartë. 6199 të infektuarit me Covid e kanë çuar në 261.567 numrin total të të prekurve.



Në Brazil janë shëruar gjithsej 100.459 persona, ndërkohë që 8318 pacientë ndodhen në gjendje kritike. Që nga fillimi i pandemisë, në Brazil janë bërë 735.224 testime.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!