Dom Gjergj Meta Ipeshkëv i Rreshenit në një intervistë për Provokacija është shprehur se e vetmja gjë që nuk ka pëlqyer nga termat e përdoru gjatë pandemisë nga Ministria e Shëndetsisë është ndalimi i grumbullimeve fetare.
Ipeshkëv i Rreshenit në fjalën e tij ka theksuar se pandemia ka bërë që të reflektojmë në lidhje me besimin dhe rëndësinë e Zotit.
Ai ka theksuar se direkt pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ai është kthyer nga Italia, dhe ka respektuar me përpikmëri karantinën.
“Ministria e Shëndetsisë theksonte se duhej të mbaheshin distanca dhe të mos lejohen grumbullimet fetare kjo ishte një tipologji pasi mund të përdorte dhe gjëra të tjera. Mund të kuptoj se ishte e vetmja gjë që ato nuk kishin në dorë , pasi grumbullimet fetare nuk i komenton dot dhe ishte një e dielë që ne do të kremtonin në kishë. Duhet të pranojmë se në psikoanalize lapsusi tregon shumë për nenvetëdijen tonë. Ne duhet tja dimë për nder shumë njerëzve nëpër spitale.
Unë nuk kam provuar panikun nga pandemia, jam ndjere i mbrojtur jam kthyer nga Italia pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe kam bërë karantinimin. Kam rezistuar jo vetëm ndaj ftesave në studio, por edhe ndaj familjarëve të mi kam respektuar karantinën. Kjo nuk është një pandemi që përcakton raportin me Zotin, por krijon premisat për të menduar mbi këtë raport. Në këtë raport njeriu ngre disa pse më të mëdha në jetën e tij. Pandemia e gjeti shoqërinë tonë të papërgatitur, familjen, shtetin, kishat institucionet fetare, dhe nuk dinim se si të vepronim në një situatë të tillë thjesht kemi improvizuar. Në raport me Zotin pandemia thjesht ka ndihmuar për të reflektuar më shumë”, është shprehur ai.
Dom Gjergji ka komentuar edhe situatën më të fundit në të cilën është përfshirë vendi duke theksuar se ngjarje të tilla patjetër që lënë gjurmë aq më tepër në një shoqëri si e jona që është një shoqëri e traumatizuar.
“Me ngjarjet e fundit e kam zemrën dhe kokën plot. Shoqëria shqiptare është një shoqëri e traumatizua, ka shumë trauma nuk është një shoqëri e qetë. Por duke qenë një vend i vogël është krahasimi i një fëmije me një burrë të madh. Nëse i gjuan një fëmijë një shpullë ne jemi një vend i vogël nje vend me një kohezion të brishtë. Duke qenë një shoqëri e brishtë çdo gjë që ndodh krijon goditje dhe trauma. Shembja e Teatrit patjetër që krijon një traumë te shimë njerëz, ne kemi kaluar 97’, kemi kaluar tërmetin, një pandemi, janë të gjithë sfida”, ka thënë Dom Gjergj Meta.
Gjithashtu ai ka theksuar se Tirana nuk e tërheq, vlerëson njerëzit që jetojnë këtu, por Tirana sipas tij ka një mëkat të madh pasi ka absorbuar të gjithë energjitë e Shqipërisë, dhe në vendet e tjera shkojnë vetëm ato që ngelën.
Dom Gjergji ka theksuar ndër të tjera se ajo që i vjen keq nga e gjithë ajo që ka ndodhur në ditët e fundit ishte se aksioni i shembjes ishte tinëzar njëlloj si tërmeti i 26 nëntorit që na shkatërroi.
“Unë jam një i krishtere një qytetar dhe ajo që mund të them për Teatrin është admirimi im për ato burra dhe gra që e kan mbrojtur deri në fund. Nëse do jetë më mirë apo më keq nuk e di. Shpreh keqardhjen për dhunën e përdorur nga policia dhe për mënyrën tinëzare që u përdor për shembjen e Teatrit. Vetëm një ngjarje ka ndodhur në 4 e 30 të mëngjesit dhe ai është termeti i 26 nëntorit që na shkatërroi çdo gjë”, ka thene Dom Gjergj Meta./abcnews.al