Policia arreston në befasi “specialistin” e pompave të ujit në Durrës

schedule15:15 - 19 Maj, 2020

schedule 15:15 - 19 Maj, 2020

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi dyshohet si autor i tetë vjedhjeve që janë bërë në këtë qytet.

Mësohet se i arrestuar është shtetasi S. M., 28 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap në befasi duke vjedhur në banesën e shtetasit E. L

Sipas policisë, 28-vjeçari vidhte pompat e ujit e në apartamentet ku banorët ishin larguar madje edhe në banesat e dëmtuara nga tërmeti.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bie në prangat e Policisë një 28-vjeçar, për veprën penale “Vjedhja”. Zbardhen dhe dokumentohen edhe disa vjedhje të ndodhura më parë.

Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar, pasi ushtroi dhunë ndaj babait të tij.

Gjithashtu kapet dhe 1 person në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në banesën e shtetasit E. L., në lagjen nr. 18, Durrës.

Gjithashtu ky shtetas është autori i dyshuar i vjedhjeve si më poshtë:

  • Më datë 04.01.2020, në lagjen nr. 1, Durrës ka vjedhur disa dyer të banesave në një pallat në administrim të shtetases N. K.
  • Më datë 15.01.2020, në lagjen nr. 5, Durrës, ka vjedhur një pompë uji, në banesën e shtetasit Gj. N.
  • Më datë 05.02.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, ka vjedhur 4 pompa uji në banesën e shtetasit S. D.
  • Më datë 11.02.2020, në lagjen 17/1, ka tentuar të vjedhë në një pallat të dëmtuar nga tërmeti (nga ku banorët ishin larguar).
  • Më datë 21.03.2020, në një fondacion, në lagjen nr. 15, Durrës, ka vjedhur pompën e ujit dhe një pajisje me vlerë 12.000 lekë.
  • Më datë 16.04.2020, në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur 10 pompa uji.
  • Më datë 25.05.2020,në lagjen nr. 3, Durrës, ka vjedhur disa steka me cigare, në kioskën në pronësi të shtetases N. F.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vjedhja”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!