Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Malta ndal futbollin, goleadori i kampionatit është një shqiptar

schedule13:58 - 19 Maj, 2020

schedule 13:58 - 19 Maj, 2020

Malta ka vendosur të ndërpresë kampionatin. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Malteze të Futbollit është mbledhur një ditë më parë dhe 14 anëtarët unanimisht kanë marrë këtë vendim, pasi nga ana e autoriteteve nuk kishin asnjë garanci se kur mund të rinisnin.

Pritet që së shpejti të bëhet edhe një takim tjetër, ku do të vendoset në lidhje me fatet e kampionateve. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë, duke parë që vendi i parë dhe i dytë kanë vetëm tre pikë diferenca.

LEXO EDHE: “Lëshohem si qen i tërbuar, Fenomeni shembulli im”, njihuni me malësorin e dashuruar me golin



Floriana numëron 41 pikë, kurse Valleta e Hibernians ndjekin me 38 dhe 37 pikë. Ajo që vihet re në këtë kampionat është fakti se një shqiptar ka shënuar më shumë se të gjithë. Bëhet fjalë për sulmuesin Florian Keqi, autor të 14 golave në 20 javë kampionat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!