Budina në “ABC News”: Më drejtuan automatikun në kokë, kisha nevojë për të gjithë popullin

schedule12:53 - 19 Maj, 2020

schedule 12:53 - 19 Maj, 2020

Regjisori Robert Budina ka folur në studion e “ABC News” për shembjen e Teatrin Kombëtar duke u ndalur edhe te peërplasja e protestuesve me policinë.

Budina u shpreh ky veprim sipas tij tregon një instalim të shtetit policor, ndërsa shtoi se policët duhet t’i thërrasin ndërgjegjës.

Nga Teatri nuk është hequr asgjë. Kjo është për tu hetuar. Prokuroria duhet të futet në lojë. Në momentet e shembjes besoj duhet të ishim mbi 30 persona. Terrori psikologjik ishte i jashtëzakonshëm, kam parë nga filmimet se kanë përdorur spraj. Dëgjonim, ulërima, njerëz që qanin. Dëgjuam lëvizjet e fadromës dhe nisëm të dalim. Rreth katër veta mu turrën përballë për të ushtruar presion. Kur dal tek dera e teatrit , një person që ishte me automatik, më drejtoi automatikun në mënyrë të qartë për të ushtruar presion. Kisha nevojë për të gjithë popullin që ai terror të merrte atë që meritonte. Ky është instalimi i shtetit policor. Nuk jam specialist, por nga informacionet që kemi thuhet se ishin njerëz të ushtrisë”, u shpreh Budina.

Arti në pranga dhe i proceduar penalisht. Si ndjehesh Budina?

Budina: Ne kemi komunikuar me ndërkombëtarët, ky lajm është çuar në Parlamentin Europian. Kam kërkuar që të kryhet një hetim , për mua ishte një tentative vrasje dhe atyre i ngelet të vërtetojnë që nuk ishte i tillë.

Gjithashtu Budina u shpreh qytetarët duhet të reagojnë për të mbrojtur të drejtën e tyre.

Budina: Situata ka shkuar në përdhunim të dinjitetit. Të gjithë ta varin në qafë përgjegjësinë. Nëse nuk luan qytetari të kërkojë llogari nuk mund të zgjidhet situata. Teatri dhe vendi ku zhvillohen aktivitetet artistike dhe historike  janë ato që përbëjnë memorien dhe trashëgiminë.

Teatrin e bën historia. Në atë teatër kanë lindur të gjitha institucionet. Përse duheshin forca speciale për të tërhequr disa artistë? Mund të kishin komunikuar. Ka qenë një atentat rreth 20-vjeçar për ta eliminuar teatrit. Ishte një lojë nga politika që vjedhja të realizohej më shpejt.

PS me këtë përfaqësues u përpoq t’i bënte atentat jo vetëm teatrit. Atij njeriu i duhen vetëm disa skllevër për bukën e gojës, njerëz pa mendim për të zhdukur dinjitetin e artistëve.

Më tej shtoi se nëse rikthehet teatri siç ka qenë do të jetë një fitore e madhe e demokracisë.

Çfarë do të ndodhë pas kësaj?

Budina: Duhet të futet qytetari në lojë do bëjmë të pamundurën për këtë. Sigurisht që duhet një mendësi e re. Nëse kjo nuk ndodh, dhuna e pushtetit do të përshkallëzohet.

Çfarë kishte premtuar Soreca?

Budina: Nuk reaguan në momentin më të rëndësishëm. Kam një trishtim personal. Ka marrë fund totalisht, mos kini asnjë shpresë të ndërkombëtarët. Duhet të rikthejmë vlerat tona qytetare.