“Luftë” në dy fronte, India po përgatitet për ciklon, në mes të pandemisë

schedule09:25 - 19 Maj, 2020

schedule 09:25 - 19 Maj, 2020

Gjëja e fundit që dikush do në mes të një pandemie është një  ciklon.

Kjo është pikërisht ajo që India po përgatitet të luftojë – miliona janë duke u evakuuar dhe ekipe të ndihmave  ndodhen në bregdetin e saj lindor. Dy shtete – Bengali Perëndimor dhe Odisha (dikur Orissa) janë më të rrezikuara të preken.

Kjo ka ngritur frikën për dhjetëra mijëra migrantë që kthehen në fshatra nga qytetet, duke u munduar ti shmangen përhapjes së koronavirusit.

Shumë njerëz kanë  udhëtuar  në këmbë pasi trenat dhe  autobusët janë ndaluar për shkak të pandemisë. Edhe pse transporti  është rregulluar javët e fundit, kërkesa është aq e madhe sa shumë po vazhdojnë të ecin.

Marrëveshjet e evakuimit janë duke u zhvilluar, por është e paqartë nëse njerëzit  në zonat e prekura do të jenë në gjendje të  evakuohen në kohë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!