VIDEO | Rashica nuk lë gjurmë, Havertz i jep triumfin Leverkusenit

schedule22:21 - 18 Maj, 2020

schedule 22:21 - 18 Maj, 2020

Në Bundesliga, u kompletua dhe java e 26-të e kampionatit, me ndeshjen e sapo mbyllur mes Werder Bremen dhe Bayer Leverkusen. Ishin miqtë ata që triumfuan në këtë sfidë, me rezultatin 1-4. Talenti Kai Havertz shënoi dy gola, ndërsa Rashica luajti titullar për Werder, por nuk arriti të lërë gjurmë.

Havertz hapi serinë e golave në minutën e 28-të, me një gol shumë të bukur me kokë. Dy minuta më pas, Gebre Selasie do të barazonte për vendasit, por Havertz nuk e kishte thënë fjalën e fundit, pasi 180 sekonda më pas, riktheu avantazhin për Leverkusen, sërish me një gjuajtje me kokë.

Në pjesën e dytë, Werder u mundua të barazojë, por la shumë hapësira mbrapa, hapësira që u shfrytëzuan nga Leverkusen. “Aspirinat” shënuan dhe golin e tretë me anë të Weiser në minutën e 61-të. Golin e katërt, e shënoi Demirbay, në minutën e 78-të. Miqtë u larguan triumfues dhe me tre pikë të plota nga stadimi “Weserstadion”./abcnews.al

Bundesliga, java 26

Werder Bremen – B. Leverkusen  1-4
Selasie 30’ / Havertz 28’ 33’, Weiser 61’, Demirbay 78′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!