Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikthehet stërvitja edhe në Kurbin, Kategoria e Parë nuk mbetet pas

schedule21:35 - 18 Maj, 2020

schedule 21:35 - 18 Maj, 2020

Dita e sotme do të mbahet mend gjatë, pasi është dita e parë që nga ndërprerja e futbollit për shkak të pandemisë Koronavirus që ekipet rikthehen në fushat e blerta. Kukësi, Teuta, Bylis, si dhe ekipe të tjera shqiptare, kanë kryer seanca të plota stërvitore.

LEXO EDHE: Distancim social dhe grup i plotë, Kukësi rikthehet në stërvitje

Gjithashtu, edhe në Kosovë ka rinisur stërvitja. Ekipeve të Superiores, i bashkohet edhe Laçi. Kurbinasit kanë zbritur sot në fushat e blerta për t’u stërvitur, sigurisht në masa të rrepta sigurie dhe higjieno-sanitare.

LEXO EDHE: “Edhe uji i personalizuar”, tjetër klub i Superiores rikthehet në stërvitje

Edhe në Kategorinë e Parë, ekipet janë rikthyer të stërviten. Faqja zyrtare e Kastriotit, njoftoi se skuadra është rikthyer të stërvitet rregullisht, sigurisht pasi kryhen disa teste dhe matet temperatura. Futbolli po rikthehet…/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!