Sherif Kallaku dhe Lorenzo Vila, dy talentet e Teutës, kanë organizuar një sfidë miqësore në stërvitjen e sotme të organizuar nga klubi durrsak. Si Kallaku, ashtu dhe Vila, kanë ekzekutuar disa penallti… ndryshe.
Disa kohë më parë, në internet u bë virale sfida “Dizzy-Penalty Challenge”, që i detyronte futbollistët të bënin disa rrotullime rreth topit dhe më pas të godisnin penalltinë.
Të njëjtën sfidë, e kanë bërë dhe dy talentet e Teutës mes njëri-tjetrit. Episode qesharake dhe momente gazmore mes dy futbollistëve, ndërsa në fund, triumfoi Kallaku 2-1./abcnews.al