Personi që hodhi kapsollë në protestën e artistëve, duke dëmtuar dy gra që ndodheshin pranë tij, është identifikuar dhe ndaluar nga policia.
Ai është Arben Qyrani, dhe sipas policisë ai ka qenë i proceduar për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë, ku edhe është banues.
Policia thotë se pasi hodhi kapsollë mes turmës, është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar.
“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, autori i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm.
Për pasojë pati 2 shtetase të lënduara, nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën.
Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma.
Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin.
Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë”, njofton policia./abcnews.al